U kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike kanabis të kultivuara në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, vihet në pranga kultivuesi. Asgjësohen nëpërmjet djegies 82 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë P. L., banues në Bulticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.