Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi për mes një letër drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës duke kërkuar të futet në rendit e ditës Komisioni për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e përbërjes së tij lidhur me përfaqësuesit e opozitës.
Bardhi në letër argumenton se në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë dhe se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.
“Me qëllim që të bëhet funksional Komisioni i Reformës Zgjedhore, për shkak të mungesave nga rradhët e përfaqësuesve të opozitës (për shkak se ka deputetë që kanë dorëzuar mandatin) dhe pas analizës së punës së përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, ku për 1 vit e gjashtë muaj janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar cuarjen përpara të kësaj Reformë të rëndësishme për vendin”, shkruan kreu i Grupit të PD-së.
Gjithashtu ai i ka propozuar emrat e deputetëve opozitarë për t’u bërë pjesë e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhor.
- Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar
-
Znj. Dhurata Cupi anëtar
-
Z. Dashnor Sula-anëtar;
-
Z. Ervin Salianji – anëtar;
-
Znj. Lindita Metaliaj – anëtar: 6. Z. Tomor Alizoti – anëtar;
-
Z. Fatmir Mediu-anëtar; 8. Z. Shpëtim Idrizi – anëtar,
-
Z. Petrit Vasili- anëtar;
-
Znj. Eralda Bano – anëtar zëvendësues;
-
ZAsllan Dogjani – anëtar zëvendësues; 12. Znj. Elda Hoti – anëtar zëvendësues.
LETRA E PLOTË