-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Biden-Netanyahu, çfarë u diskutua?

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Dy udhëheqësit diskutuan mbi kërcënimin bërthamor të Iranit, zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe përpjekjet e Izraelit për të reformuar sistemin e drejtësisë, që kritikët thonë është kërcënim ndaj demokracisë.

“Miqësia jonë është e thellë dhe mund të na çojë shumë përpara,” tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo miqësi nuk arriti t’i siguronte zotit Netanyahu një takim për nëntë muaj që nga formimi i qeverisë së krahut të djathtë ekstrem në Izrael. Izraeli është aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit e tij zakonisht ftohen në Shtëpinë e Bardhë pak javë pasi marrin detyrën.

Arsyeja e vonesës? Trajtimi që qeveria e zotit Netanyahu po u bën palestinezëve dhe përpjekjet e saj për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit çështje të cilat Biden i cilësoi të mërkurën si “të vështira.”

“Dhe kjo nënkupton respektimin e vlerave demokratike, që janë në qendër të partneritetit tonë, përfshirë sistemet tona të kontrolleve dhe balancave të qeverisjes dhe përpjekjet për të arritur tek një marrëveshje e negociuar për një zgjidhje me dy shtete,” tha Biden.

Palët diskutuan edhe për marrëveshjen e mundshme për normalizim ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite, një zgjerim i Marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuar nga administrata e ish – Presidentit Trump në vitin 2020, që normalizoi marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Izraelit dhe disa fqinjëve të tij arabë.

“Mendoj se para 10 vjetësh ideja e një normalizimi me Arabinë Saudite, do të kishte qenë e paimagjinueshme,” tha presidenti amerikan.

Një marrëveshje e mundshme me Arabinë Saudite mund të çonte drejt njohjes së Izraelit nga shtetet tjera me shumicë myslimane, përfshirë Indonezinë dhe Malajzinë një fitore e madhe për zotin Netanyahu./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit