Një video ku shfaqen një grup grup vajzash adoleshente duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve po bëhet virale.
Në një moment në pamjet e publikuara nga JOQ njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur e ka konsumuar pasi shihet teksa bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi.
Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.
Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.
“Të ço shumë avion”! Kush është “sheiku” i Durrësit që u kap me tullumbace?
Adoleshentet janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ende nuk dihet vendi ku ndodhen dhe koha kur është kapur ky moment.