Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme e cila tronditi qytetin e Shkodrës.
33-vjeçari, Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, pranë kishës në këtë zonë.
Ndërkohë ditën e sotme kanë dalë detaje të reja ku mësohet se sherri për një parking ka ndodhur mes vëllait të viktimës dhe autorit të vrasjes i cili ishte fqinj i tyre.
Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.