-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Ky është vendi ku u vra në pritë 33-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit, Valter Fierza. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në fshatin Hot i Ri.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të të riut i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra nga të shtënat.

Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga Klodian Mhilli i cili është shpallur në kërkim.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka nisur për të një konflikti mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.

Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimim. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Shkodër, si u vra 33-vjeçari nga fqinji i tij

Pas debatit autori njëkohësisht edhe fqinj i tyre ka kalashnikov duke e vrarë në vend 33-vjeçarin.

Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe kanë të vdekur 33-vjeçarin i cili ishte i shtrirë pranë makinës së tij.

Autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur i cili u shpall në kërkim.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit