Autoritet spanjolle kanë zhvilluar një megaoperacion antidrogë nga i cili u bë i mundur shkatërrimi i 6 banda kriminale dhe vënien në pranga të 197 personave.
Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Nuk është specifikuar numri i saktë i shqiptarëve të përfshirë në këto banda.
Gjithashtu mes të arrestuarve janë gjashtë anëtarë të organizatave të rrezikshme kriminale me kapacitet të lartë për të kryer veprimtari të krimit të organizuar në Evropë.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4934 kilogramë kokainë, 1790 kilogramë rrëshirë hashashi, 1316 kilogramë sytha marihuanë, 1,73 kilogramë heroinë, 53 kilogramë lëndë sintetike, 3300 pilula ekstazi, 28 armë zjarri, 38 bizhuteri me vlerë të lartë, 57 automjete, tre gomone, prona të ndryshme me vlerë rreth 12.000.000 euro dhe është bllokuar një llogari prej 10.000.000 euro.
Mes 197 të arrestuarve për trafik droge, për veç shqiptarë ka edhe nga Gjermania, Algjeria, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Sllovakia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.