-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani mund bindshëm Dinamon në “Elbasan Arena”

Kryesoret

“Demat e kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore magjike mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “Elbasan Arena” kanë arritur të fitojnë derbin ndaj “bluve” të Dinamo City, me rezultatin e thellë 1 me 3, sfidë kjo e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Të gjitha golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, me “të kuqtë” e Zoran Zekic, që gjetën avantazhin në minutën e 58’ falë golit të “bomberit” kongolez, Archange Bintsouka e pas tij rrejtën e gjetën Rrapaj e Da Silva, në minutat 78’ e 84’ të sfidës, mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi për të “vulosur” rezultatin 1 me 3 mendoi sulmuesi i Dinamos, Luis Kaçorri, i cili ndëshkoi “demat” në minutën e 93’ të sfidës.

Me këtë rezultat, Partizani ngjitet në vendin e 2-të të renditjes, me 8 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të parë, por me një ndeshje më pak se “bardheblutë”, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 9 të renditjes, me 3 pikë, duke qëndruar kështu vetëm para Kukësit, me këta të fundit, që ende nuk e kanë gjetur pikën e parë të këtij sezoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit