-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Vrau me thikë gruan e tij, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Kryesoret

Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Beqiraj, shqiptarin i cili një vit me parë vrau me thikë gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos.

52-vjeçari është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje, raporton Protothema.

Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushte. Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje.

Pas krimit brutal ai u fsheh, ndërsa të nesërmen shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

41-vjeçarja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u arrestua babai i tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit