-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: 71 dëshmitarë dhe Shkëlzen Berisha duhet të pyeten për Gërdecin

Kryesoret

71 dëshmitarë kërkon SPAK-u që të pyeten për dosjen “Gërdeci”. E ndërsa ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi 90, SPAK-u i kërkoi gjykatës vetëm 71, mes tyre ish-ministri Aldo Bumçi. Por për çfarë do të ripyetet për herë të dytë ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi?

Shkak është bërë një shkresë që dyshohet se lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën. Bëhet fjalë për një dokument nga Ministria e Drejtësisë në kohën që e drejtonte Bumçi për kontratën që do të lidhej në Gërdec.

Një kopje e kontratës ka dyshime se Aldo Bumçi ia ka dërguar privatisht Shkëlzen Berishës duke nxjerrë kështu rrjedhimisht në pah interesin e djalit të kryeministrit të asaj kohe për këtë veprimtari. “Për Shkëlzenin…”! Shkruhej në krye të dokumentit.

Dokumenti është sekuestruar nga prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Shkëlzen Berisha më parë, por edhe Aldo Bumçi i kanë mohuar pretendimet për një lidhje të mundshme.

Në datë 29 shtator do të zhvillohet seanca e radhës e gjyqit që tashmë po zhvillohet në themel. Nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 u plagosën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit