Tym, flakë gjigande dhe shpërthime. Një fabrikë bojërash që ndodhet në Maminas është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës për shkaqe momentalisht të paqarta.
Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Energjia është shkëputur për të shmangur rrezikun më tej.