-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri polak e paralajmëron Zelenskyn të mos e ofendojë më kurrë Poloninë

Kryesoret

Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me fjalimin e këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Dua t’i them presidentit Zelensky se ai nuk duhet t’i ofendojë më kurrë polakët, siç e ka bërë gjatë paraqitjes së tij në Kombet e Bashkuara,” ka thënë Morawiecki, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

Kjo retorikë e ashpër vjen teksa Polonia është vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 15 tetor.

Komisioni Evropian ka marrë vendim së fundmi për të mos e vazhduar ndalesën ndaj importeve të grurit ukrainas, masë e zbatuar nga Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

Mirëpo, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, kanë vendosur më pas që të vendosin vetë masa kufizuese, duke thënë se kanë nevojë t’i mbrojnë bujqit e tyre nga konkurrenca që rritet dukshëm prej importeve të Ukrainës.

Duke aluduar në këtë temë, Zelensky ka thënë në OKB, se është i alarmuar nga “teatri politik” për importet e grurit nga ana e vendeve aleate, të cilat po veprojnë në të mirë të Moskës.

Morawiecki ka thënë se prioritet i Evropës duhet të jetë në armatosjen e vetes dhe duhet të ofrojë ndihmë përmes transportimit të armëve në Ukrainë.

Ukraina është prodhuese e madhe e grurit, mirëpo ka probleme në eksportim të sasisë, pasi Rusia ia ka pamundësuar qasjen në portet e saj në Detin e Zi./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit