-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja “burgu” ku mbahej 22-vjeçarja nga burri, fqinjët: Vishej nga koka te këmbët, dilte 2 ose 3 herë gjatë viteve

Kryesoret

Mediat greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti, nga bashkëshorti i saj prej gati 2 vitesh.

Në shtëpinë në fjalë, Dafina, nënë e një vajze 2-vjeçare, mbahej e mbyllur dhe torturohej nga i shoqi, tashmë i arrestuar.

Sipas fqinjëve të çiftit, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte dhe në rastet kur e panë parë ka qenë e veshur nga koka te këmbët.

“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte,” thotë një grua.

“Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët,” thotë një tjetër banorë.

“E kam parë shumë rrallë. Dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën,” rrëfen ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit