-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pendarovski: Diplomatët rusë spiunonin, dëbimi ishte i pashmangshëm

Kryesoret

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë të shtunën se vendimi i autoriteteve shtetërore për dëbimin e tre diplomatëve rusë, ka qenë i pashmangshëm.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Pendarovski ka thënë se “shteti nuk kishte zgjidhje tjetër, pos dëbimit të tyre”.

“Të gjitha shërbimet kompetente, si inteligjenca e jashtme dhe inteligjenca e brendshme, kishin një raport të përbashkët lidhur me aktivitetet e tre diplomatëve dhe vendimi i kreut të shtetit ishte i domosdoshëm. Ishte shumë e qartë se ata nuk merreshin me aktivitetet diplomatike siç e parashikon Konventat e Vjenës,” ka deklaruar Pendarovski.

Diplomatët rusë, sipas një njoftimi të Ambasadës ruse në Shkup, ishin dëbuar më 15 shtator, ndërsa vendimi është bërë i ditur më 16 shtator edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve si të padëshirueshëm është një “akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor, që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën për Zërin e Amerikës, ka thënë se në dy vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 18 diplomatë rusë, të cilët, siç tha ai, “kishin statusin e diplomatit, por që ishin të angazhuar me veprimtari spiunazhi”.

“Në të gjitha rastet, shërbimet maqedonase, me ndihmën e shërbimeve partnere nga aleanca e NATO-s, dëshmuan deri në germën e fundit se ata shkonin përtej statusit që u është dhënë si diplomatë në Maqedoninë e Veriut, pra ata nuk kanë qenë diplomatë dhe për këtë janë dëbuar,” tha Pendarovski.

Përveç tre diplomatëve rusë, Maqedonia e Veriut e shpalli person non grata edhe një klerik rus, arkimandritin Vasian Zmeev. Ai ishte përfaqësues i Patriarkanës së Moskës që mbulonte edhe Bullgarinë.

Vendim të njëjtë ndërmorri edhe Sofja duke e shpallur gjithashtu të padëshiruar me arsyetimin se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit