-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat aziatike për Sarandën: Perla e fshehur

Kryesoret

Shqipëria vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe agjencive të ndryshme, edhe përtej Europës.

“Tourist Secrets” me qendër në Singapor i ka kushtuar një artikull të vetëm Sarandës, ku u sugjeron lexuesve të saj 15 gjërat që duhet të vizitojnë nëse shkojnë në qytetin bregdetar.

Shkrimi thekson se Saranda e njohur për plazhet e saj të bukura, është një perlë e fshehur e cila ofron një gamë të gjerë atraksionesh dhe aktivitetesh.

Një nga vendet më të bukura që mund të gjeni në Saranda, nënvizon autori është qyteza e bukur e Ksamilit me ujrat e kristaltë, por në sygjerim janë edhe plazhi Pasqyrat.

Por ndër bukuritë natyrore që duhet të vizitohet patjetër është edhe Syri i Kaltër dhe gadishulli i Karaburinut, që ruan plazhe të pa prekura.

Kalaja e Lëkursit, qyteti Antik i Butrintit, Parku arkelogjik i Finiqt dhe manastiri i 40 shenjtorëve, janë sugjerimet që jep kjo media, sa i takon paketës turistike kulturore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit