Këngëtarja me origjinë shqiptare që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me suksesin e saj, Bebe Rexha ka pozuar për kopertinën e numrit të ri të revistës “Elle Brasil”.
Ashtu si në pozat e saj, plot vetëbesim në revistë, këngëtarja ka folur për fillimin e karrierës së saj, teksa e nisi me sfidat e emigrimit të familjes nga Shqipëria në Amerikë për të nisur një jetë krejtësisht nga e para.
“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara.
Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.
Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja.
I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri,” thotë Bebe.
View this post on Instagram