Presidenti Begaj është takua në New York edhe me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit është i akuzuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si përkrahës si Serbisë në dialog.
Mësohet se Presidenti ka siguruar të dërguarin Lajçak se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për tejkalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.
Sipas Presidencës, roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.