Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Lezhë, pasi u kap duke transportuar 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, në vlerën e 2 000 000 lekë të reja, për të cilat nuk kishte fatura tatimore.
44-vjeçari u ndalua në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku uniformat blu pas kontrollit në automjetin e tij tip “Benz”, gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme pa faturat tatimore përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
You must log in to post a comment.