Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për situatën me zjarret që ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të vendit.
Balla thotë se zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit dhe janë nisur po ashtu forca nga Lushnja, Vlora dhe Berati.
Balla njofton se edhe Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH.