Nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 20 deri në 24 °C, në vendet e ulëta nga 20 deri në 25 °C dhe në vendet malore nga 15 deri në 24 °C.
Ndërsa era pritet e lehtë deri mesatare, por në bregdet deri e fortë.