-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me ilaçe kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohet 54-vjeçari nga Kosova

Kryesoret

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për kontrabandë mallrash.

54-vjeçari është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pasi brenda autobusit që drejtonte u gjetën 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë 54-vjeçari nga Kosova, pronar i autobusit të linjës Prishtinë-Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit