Policia e Kosovës pas disa orësh në “luftë” me agresorët serbë ka bërë të mundur të “thyejë” mbrojtjen e tyre dhe të hyjnë në Manastirin e Banjskës.
Në këtë manastir agresorët serbë të cilët sulmuan policinë e kanë përdorur për t’u mbrojtur ku nga atje kanë gjuajtur pa pushim drejt efektivëve të Kosovës.
Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.
Deri më tani policia ka konfirmuar për 3 agresorë të vrarë dhe disa të arrestuar. Ndërsa mediat e Kosovës kanë raportuar për7 të vrarë.
Nga sulmi i zhvilluar nga serbët mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.
Në orët e para të mëngjesit humbi jetën Bunjaku dhe u plagosen dy kolegët e tij. Ndërsa efekti i tretë plagosur u raportua pasditen e sotme pas shkëmbimit tët të shtënave në tentativë për të arrestuar agresorët.