Për ngjarjen e rëndë në Kosovë ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagos një tjetër, ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj.
Begaj ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe ka thënë se ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Presidenti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë.
Sipas Begajt në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.
Në fund të deklaratës së tij Begaj thotë se Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.