-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Të thirret një konferencë e jashtëzakonshme paqeje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në veri të Kosovës ku në orët e para të mëngjesit forcat e policisë janë sulmuar e për pasojë një efektiv ka humbur jetën.

Në reagimin e tij Rama thotë se ngjarja e sotme është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Rama i bën thirrje komunitetit euroatlantik të ulë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë.

Po ashtu Rama thotë se thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve  është i nevojshëm jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin.

Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin,” shkruan Rama në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit