-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në veri, Kurti: 30 persona të armatosur po sulmojnë policinë, të dorëzohen

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këto momente po mban një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me situatën  në veri pas vrasjes së policit kufitar, Afrim Bunjaku.

Në konferencë Kurti u shpreh se rreth 30 persona janë të armatosur rëndë dhe u ka bërë thirrje të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se sot është ditë e rëndë për vendin.

“Sulmet e grupeve të armataosura me armë të të gjitha llojeve ku u vra polici po vazhdojnë akoma.

Krimi i organizuar në mbështetje nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin, në këtë beteje mbrojmë dhë zbatojmë ligjshmërinë”, tha ai.

Kurti i ftoi të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

“Qytetarët i ftoj të  të gjitha komuniteteve ta rauajnë qetësinë dhe të tregojnë matur, duke lejuar institucionet përfgjegjëse të sigurisë për të vendosur rend dhe ligj dhe për të sjellur siguri”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit