Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Vuçiç thotë se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti. Ai shton se serbët u ngujuan në Manastir pasi ishin 2 djem të plagosur dhe kërkonin ndihmë.
Vrasja e policit të Kosovës në Veri, vjen reagimi i parë nga Aleksandër Vuçiç
“Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.
Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.
Vuçiç: Serbët u revoltuan duke mos dashur më terrorin e Kurtit!
Shikoni me ccfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Wager… kanë treguar një incizim nga Nagori Karabaut. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti.”– thotë Vuçiç