Tre shqiptarë janë dënuar me burg, pas janë kapur në një fabrikë kanabisi me vlerë 88 mijë paund në Britani të Madhe pasi u arrestuan në muajin mars të këtij viti.
Konkretisht bëhet fjalë për 30-vjeçarin Agron Aruçi, 36-vjeçarin Bedri Elezi dhe 21-vjeçarin Fabjol Muçaj.
36-vjeçari Elezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa 30-vjeçari Aruçi dhe 21-vjeçari Muçaj me nga 22 muaj burg. Elezi dhe Muçaj në seancë deklaruan se vepruan nën presion.