-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

La tre fëmijë jetimë! Kosova nderon heroin që u vra duke mbrojtur atdheun

Kryesoret

Kosova është në zi për rreshterin Afrim Bunjaku, që u vra dje nga një grup serbësh të armatosur dhe që sot do të përcillet në banesën e fundit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Këtë urdhër e kanë pranuar familjarët e tij. I pranishëm ishte edhe Albin Kurti. “Zotohemi për drejtësi dhe kujtesë” tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në fjalimin e tij tha se polici Bunjaku ka qenë shembull për gjatë 22 vitesh sa ka punuar në Policinë e Kosovës.

“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij.

Gjatë punës së tij 22 vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, u shpërblyer me mirënjohje, e certifikata. La pas vetën bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, tha Kelani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit