Në një konferencë për shty krah homologut norvegjez, ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Pertrivska ka thënë se maqedonasit në Shqipëri kanë të drejtën absolute të shprehen ashtu siç e ndiejnë.
“E drejta për vetëvendosje e çdo qytetari, pavarësisht se ku dhe në cilin territor ndodhet, është një nga vlerat themelore evropiane,” tha Petrovska në përgjigje të pyetjes së një gazetari për presionet bullgare ndaj pakicës maqedonase në Shqipëri.
“Një nga qëllimet që duam ta arrimë në BE integrimi për të cilin jemi të gjithë pro, është kur Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e BE-së, pasaporta maqedonase duhet të jetë pasaportë evropiane në mënyrë që qytetarët të mos ndjejnë më asnjë presion apo të mashtrohen për përfitime të caktuara, duke u regjistruar si përkatësi tjetër kombëtare nga ajo që e ndjejnë,” tha Petrovska në konferencën për shtyp.
Ajo shtoi se shqetësimi për interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut apo anëtarëve të saj, pavarësisht se ku jetojnë, dëshmohet me veprime reale jo vetëm me fjalime.