-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri, Kulla tek “5pyetjet”: Ngjarja është konkrete dhe kemi emra

Kryesoret

Eksperti i çështjeve të siguresë, Ilir Kulla i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë pas sulmeve nga agresorët serbë.

Gjatë fjalës së tij Kulla u shpreh se kjo është ndër ngjarjet më të rënda të regjistruara që nga paslufta në Kosovë.

Ai më tej shtoi se në këtë rast ngjarja konkrete ka emra dhe se po kërcënojnë Beogradin.

“Pas lajmeve për armët në manastire ne sot ne kemi si fakt një ngjarje nga më të rëndat që nga viti 99. Duhet të bëhen kontrolle ne objekte dhe zona të ndryshme të vendit për armët dhe municionet.

Këto janë ngjarje konkrete dhe me emra. Ka dalë emri i Milan Radoçiç. Ai është në listën e zezë të SHBA-së. Për herë të parë Radoçiç mund ta trembë Beogradin. Ai menaxhon prej vitesh dogën, krimet, kriptovalutat.

Edhe ai mund ta kuptoje se është venë në kurth nga ai që e dërgoi. Mund ti ndodhe si atij nga avioni ose te marrë situatën në dorë.

Vuçiç kur doli dje dhe reagoi nuk ishte aspak komod,” u shpreh Kulla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit