Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në lidhje me situatën mes dy vendeve pas sulmeve në veri.
Tajani për mes një postimi në “Twitter” ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, po bashkëpunojnë me KFOR-in, për të forcuar praninë e forcave, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
”Unë fola me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”.
Zëvendëskryeministri ritheksoi se Italia mbetet e përkushtuar në vijën e parë të frontit për stabilitetin e Ballkanit dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Tajani u kërkoi dy palëve të zbatojnë plotësisht dhe menjëherë atë që u kërkua nga vendet anëtare të BE-së më 19 shtator në një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell më 19 shtator.
L’🇮🇹 protagonista di pace nei #Balcani. Ho parlato con Pres. Vucic e con PM Kurti. Ho chiesto ad entrambi di favorire il dialogo tra le parti. D’accordo con @GuidoCrosetto lavoriamo per rafforzare la presenza di KFOR al confine tra Serbia e Kosovo e prevenire ulteriori scontri.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) September 25, 2023