Pasditen e sotme i është po i jepet lamtumira e fundit policit, Afrim Bunjaku u cili u vra ditën e djeshme pas sulmeve nga agresorët serbë në veri të Kosovës.
Mijëra qytetarë janë mbledhur për të respektuar heroin i cili ra dëshmorë në krye të detyrës.
Varrimi i tij do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë në orën 16:00.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog e Rifat Jashari janë në mesin e shumëve që po marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Në varrim janë duke marrë pjesë edhe figura të tjera të larta si ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijëra qytetarë ku mes tyre janë parë dhe përfaqësues të familjes Jashari.
Në kujtim të tij ditën e djeshme u ndezën qirinj si dhe u vendosën parulla “Të vdesësh për atdheun është të rilindësh përsëri”.
Gjithashtu ditën e sotme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli Bunjakun “Hero i Kosovës”.
Edhe në vendin tonë do të mbahen homazhe në nder të tij ku në “Sheshin Nënë Tereza” do të ndizen qirinjë në orën 19:00.