Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, me anë të një postimi në profilin e saj në platformën “X” ka shpërndarë pamjet ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç shihet si pjesë e aksionit të grupit terrorist në Banjskë.
Gërvalla thotë se Vuçiç është një eksportues i terrorizmit dhe jo i stabilitetit. Gjithashtu ajo i bën thirrje ndërkombëtarëve të zgjohen dhe të ndërmarrin veprime vendimtare për ruajtjen e stabilitetit.
”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiç, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiç është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin,” ka shkruar Gërvalla.
Irrefutable evidence that Radoičić, a close associate of Vučić, led the terrorist group that attacked the Kosova police.
Vučić is an exporter of terrorism & instability.
This should be a wake-up call for the international community to take decisive action to preserve stability. pic.twitter.com/LjrEId4GkJ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 26, 2023