-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kush të dha leje?”, mediat serbe: Vuçiç anuloi konferencën e Petkoviç për sulmet në veri

Kryesoret

Mediat serbe kanë raprotuar se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç ka anuluar konferencën për shtyp që ishte planifikuar të dielën nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç në lidhje me sulmin në veri.

Sipas gazetës serbe, Nova nga një burim i afërt me partinë e presidentit serb ka mësuar se Vuçiç i ka kërkuar Petkoviçit që të mos flasë dhe se do ta bënte ai vetë këtë.

Sipas këtij burimi Vuçiç i ka bërtitur Petkoviçit duke i thënë se ai nuk mund të flasë për atë temë pa dijeninë e tij me justifikimin e Petkoviç nuk ka çfarë të thotë.

“Vuçiç ishte i zemëruar me Petkoviçin sepse ai nuk e kishte konsultuar para se të caktonte konferencën për shtyp.

Petkoviç e kishte thirr konferencën krye në vete, sepse si drejtor i Zyrës ka qenë logjike që ai t’i drejtohet mediave. Kur Vuçiç pa që Petkoviç do të fliste, ishte goxha nervoz dhe kërkoi të anulohej konferenca”, pohon një burim i Nova.

“Vuçiç ka kërkuar qartë që Petkoviç të mos flasë sepse nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve. Situata ishte dramatike, për këtë foli edhe vetë Vuçiç në konferencë dhe për këtë arsye Petkoviqçt iu kërkua të anulojë konferencën. Vuçiç madje u tregua i vrazhdë për një moment dhe i tha Petkoviçit, “çka do t’i thuash opinionit… Kush të dha leje?”, shtoi burimi.

Pas anulimit të konferencës së Petkoviç pasdite doli Aleksandar Vuçiç i cili nuk dha asnjë përgjigje për ngjarjen në Banjskë.

Vuçiç tha se nuk mund t’u drejtohej më herët qytetarëve sepse nuk mund të merrnin informacion më herët për shkak të hiperbolizimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit