Misioni i KFOR-it për deklaratë së fundmi është shprehur se ka qenë i gatshëm për të ndërhyrë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë në rast se ajo do t’i kërkohej.
Në deklaratë thuhet se trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes si dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera të sigurisë.
“Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë.
Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë,” thuhet në deklaratë.
Sipas KFOR procesi i dialogut është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet dhe arritjen e zgjidhjes afatgjatë.