-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga vrasja në Durrës, viktima, nipi i ‘Arapit të Sukthit’

Kryesoret

Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth, është nipi i “Arapit të Sukthit”. Viktima ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat.

38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa shoku i tij nuk u prek nga plumbat, duke shpëtuar mrekullisht.

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, reagon policia, identifikohet viktima

“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Po kush është “Arapi i Sukthit”?

“Arapi i Sukthit” është një personazh i njohur për drejtësinë.

Vrasja në Durrës, Dervishi ishte me një shok në makinë kur u qëllua, plumbat i çanë organet

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

“Po iknim në shtëpi, na qëlluan me breshëri”, flet shoku i Fatjon Dervishit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit