-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, reagon policia, identifikohet viktima

Kryesoret

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit Fatjon Dervishi në Katund, Sukth të Durrësit. Mësohet se viktima është qëlluar me armë te shinat e trenit nga persona të paidentifikuar.

Ai u transportua menjëherë me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Policia dhe FNSH shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet përkatëse.

Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet një 38-vjeçar

“Durrës/Informacion paraprak: Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.”, njofton Policia e Durrësit në lidhje me vrasjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit