-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Habit Vuçiç: Rama gënjen! Serbia po mban ditë zie edhe për policin e vrarë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama i cili vendimin e Beogradit për të mbajtur ditë zie e ka konsideruar se i përket shekullit të kaluar.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se ditë zie ka pasur për të gjithë të vrarët, madje edhe për policin e vrarë nga terroristët, Afrim Bunjakun tashmë hero i Kosovës.

Vuçiç ka ngritur një paralele në mes grupit terrorist në Veri dhe ”Grupit Kumanova”. Ai shpërtheu edhe ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt duke thënë se njërit prej organizatorëve, Beg Rizajt i është ngritur memorial të cilin e ka vizituar Ramush Haradinaj.

”Serbia mban Ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë. Për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve nga këndvështrimi i Kushtetutës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Edhe Serbia ka ditë zie për tre serbët dhe policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm.

Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën. Ne deklaruam për të gjitha ngjarjet dhe të vrarët. Nuk është hera e parë që nuk thonë të vërtetën. Dhe tani do t’ju tregoj se si duket hipokrizi. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi vetëm 8 vjet më parë, në 2015.

Në Kumanovë ka pasur një konflikt të madh në mes të Grupit Kumanova më pas sulmuan Maqedoninë, shtet sovran, vend anëtar i OKB-së, u vranë 8 policë. Atëherë as Rama dhe askush nga BE-ja nuk na ka mbajtur predikime,” deklaroi Vuçiç. 

Konfirmon Vuçiç: Radoiçiç është në Serbi dhe jo i plagosur! Duhet të përgjigjet për disa çështje

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit