Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tani këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një reagim në rrjetet sociale drejtuar kryetarit aktual të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.
Sinani akuzon Arifin se komuna që ai udhëheq, me shumicë shqiptare, mbajti zi për terroristët që sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Ajo shkruan se urdhërin e Vuçiç për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës duke e shoqëruar me dy foto ku flamuri serb duket në gjysmë shtizë.