-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës: Do të rindërtohen shtëpitë e dëmtuara gjatë luftës

Kryesoret

Qeveria e Kosovës  ditën e sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës të cilën e ka nisur me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë të dielën pas sulmit në veri, Afrim Bunjaku.

Gjatë kësaj mbledhje qeveria e Kosovës mori disa vendime. Gjithashtu Qeveria ka ndarë 50 mijë euro mbështetje për familjen e Afrim Bunjaku.

Po ashtu në mbledhje u aprovua vendimin për rindërtimin dhe renovimin shtëpive individuale për familjet të cilave u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998-1999.

“Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, është marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit