Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha i ka dhënë medaljen “Mburojë e Policisë” familjes së efektivit të vrarë të dielën nga terroristët serbë, Afrim Bunjakut.
Përveç medaljes, Hoxha në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, i ka dorëzuar flamurin e Shqipërisë si nderim për veprën heroike të efektivit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në këto kohë të vështira të gjithë pjesëtarët e Policisë qëndrojnë bashkë dhe mbështesin familjen Bunjaku.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë,” thuhet në njoftim.