Politikania serbe, Rada Trajkoviç për mes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po kërcënon shtetin duke përdorur rininë serbe.
”Vuçiç tani qartazi po kërcënon interesat shtetërore dhe po e çon rininë tonë në një vdekje të kotë për hir të interesave të disave që nuk duan stabilitet në Serbi”, shkroi Trajkoviç.
Ajo gjithashtu reagoi në lidhje me të shkuarën e errët të Milan Radojiçiç ku sipas saj që nga vrasja e Oliver Ivanoviçit e deri tek ngjarja e regjistruar në veri ai u shpëtua nga një dorë misterioze mbi serbët dhe shqiptarët.
”Nga tentativa e arrestimi për vrasjen e Oliverit e deri te incidenti i fundit në Banjskë u tërhoq nga problemi nga një dorë misterioze që ka fuqi si mbi serbët ashtu edhe mbi shqiptarët”, tha ajo.
Niko da se zapita kako to da Milana Radoičića iz svake situacije – od pokušaja hapšenja za ubistvo Oilivera do poslednjeg incidenta u Banjskoj – “spase” i iz problema izvuče neka misteriozna ruka koja ima moć i na srpskoj i na albanskoj strani.
A saborci mu ostanu na cedilu… ⤵️
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 27, 2023