-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Durrës, Dervishi ishte me një shok në makinë kur u qëllua, plumbat i çanë organet

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

“Po iknim në shtëpi, na qëlluan me breshëri”, flet shoku i Fatjon Dervishit

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra Fatjon Dervishi

Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, reagon policia, identifikohet viktima

Policia e Durrësit e përforcuar nga forca policore të ardhur nga Tirana po punon për zbardhjen e ngjarjes Janë pyetur 10 persona deri tani për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.

Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet një 38-vjeçar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit