Një 34-vjeçar me inicialet L. D., banues në Tiranë, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Ndërsa një 59-vjeçar me inicialet Sh. P., banues në Kamëz, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Kurse një 18-vjeçar me inicialet S. Z., banues në Fushë Kuqe, u arrestua pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.