-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olta për Luizin: Vazhdoj të ruaj simpati për të, por…

Kryesoret

Lart e poshtë u përfol për zënka mes tyre gjatë xhirimeve, ndërsa Olta ka folur për herë të parë për prapaskenat e filmit dhe marrëdhënien që ka tashmë me Luizin.

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti.

Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte.

Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë,” tha Olta në “Top Albania Radio”.

A janë miq sot? Ajo la të kuptohet që JO!

“Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë.

Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira,” tha aktorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit