-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përjashtimi i deputetëve demokratë, Gjekmarkaj: Vendim nul, Basha ia del vetëm!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar 11 deputetë demokratë.

Gjerkmarkaj në postim e ka cilësuar si një  “vendim nul”  përjashtimin e deputetëve nga ana e tLulzim Bashës.

Gjekmarkaj shprehet se në momentin kur Basha pretendon se është marre vendimi, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetër ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.

“Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thotë që ky vendim është marrë para një vit e gjysmë, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë. Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz.

Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë,” shkruan Gjekmarkaj.

“Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda.

Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur. Te opozita ai përceptohet si një aleat i qeverisë më shumë se, një faktor opozitar,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit