-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi i Ramës për kontrollin e veriut, Kurti: Në Kosovë e para përgjigjet policia jonë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë me median boshnjake “Istraga”.

Gjatë intervistë Kurti u pyet në lidhje me propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama se veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.

Ndërkohë Kurti është përgjigjur se në çdo rast  në vend e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, tha Kurti për “Istraga”.

Rama gjatë konferencës së sotme për mediat u shpreh se KFOR-i duhet të marrë në kontrollin e veriut. Ai më tej u shpreh se këtë propozim e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit