Autoritet spanjolle kanë bërë të mundur zbulimin e një anije peshkimi në ujërat pranë Cape Verde në Afrikë të ngarkuar me 1000 kilogramë kokainë.
Mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 6 anëtarët e ekuipazhit të anijes, e cila po lundronte drejt Spanjës.
Mes të arrestuarve në pranga janë vënë edhe dy shqiptarë. Agjentët vunë re se anija, e quajtur “Mathieu” po lundronte pa flamur.
Autoriteteve të Guajanës iu kërkua të konfirmonin regjistrimin e kësaj anijeje në vendin e tyre dhe të autorizonin transferimin e saj në portin më të afërt spanjoll
Gjatë operacionit agjentët gjetën në kuvertën e prapme 40 pako që zakonisht përdoreshin për transportin e kokainës.
Pasi u gjet droga të arrestuarit u transferuan në bordin e ‘Fulmar’, filloi tërheqja e anijes së peshkimit dhe transferimi i saj në anijen spanjolle në portin e Arrecife.