-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrjet e tifozëve grekë kundër Kosovës, FSK: Të angazhohet UEFA edhe më fuqishëm

Kryesoret

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas pankartave kundër Kosovës të shfaqura mbrëmë në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit.

FFK u shpreh se shfaqja e pankartave të tilla dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është shkelje e rëndë e vlerave të futbollit.

Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë”, thuhet në reagim.

Federata e Futbollit të Kosovës kërkoi nga autoritetet e futbollit grek të jenë të kujdesshëm ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s.

“Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve”, thuhet në reagimin e FFK-së.

VIDEO/ “Karaiskaki” pushtohet nga parullat kundër Kosovës, grekët në mbështetje të serbëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit