Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për Al Jazeera ku ka folur në lidhje me sulmin e regjistruar të dielën e 24 shtatorit në veri të vendit ku mbeti i vdekur Afrim Bunjaku.
Gjatë intervistës Kurti u shpreh se sulmi s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi.
Ai gjithashtu ritheksoi sërish se një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë.
“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë Kurti duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.
Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.
Kurti po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç janë Slobodan Milloshevi dhe Zheljko Raznatoviç Arkan të cilët dëshirojnë të kthejnë rajonin në vitet e 90-të.
Kreu i qeverisës së Kosovës gjithashtu i cilësoi Vuçiç dhe Radojçiç si “Putin dhe Prigozin”.
“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, u shpreh Kurt.